Trajneri i Interit, Conte: Do ta dëshmojmë veten në finale kundër Sevillës

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është i bindur se skuadra e tij do ta dëshmojë se është më e mira në finalen e Ligës së Evropës kundër Sevillës, të premten.

Interi e mund bindshëm 5:0 Shakhtar Donetskin të hënën në gjysmëfinale, për ta arritur finalen e parë evropiane pas 10 vjetëve, transmeton Gazeta Express.

Zikaltrit e Antonio Contes do të përballen me Sevillën në finalen e së premtes në Këln.

Në lidhje me këtë ndeshje, Conte u shpreh: “Do të jetë lojë e vështirë. Do të luajmë kundër ekipit me përvojën më të madhe dhe i cili ka fituar më së shumti tituj në këtë garë këtë dekadë”.

“Por ne duhet ta luajmë lojën tonë me entuziazëm dhe guxim, siç kemi bërë deri tani. Ne duhet të tregojmë në fushë se jemi ekipi më i mirë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...