Trajneri i Gjermanisë shumë i kënaqur me fitoren dramatike ndaj Holandës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, është shumë i kënaqur me fitoren dramatike kundër Holandës të dielën mbrëma, falë golit të vonshëm të Nuco Schulz në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në EURO 2020.

Gjermania e mposhti 3:2 Holandën në një ndeshje të Grupit C kualifikues tejet dramatike në Amsterdam të dielën, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nëse ishte i lumtur, trajneri gjerman tha: “Jam shumë i kënaqur. Ndihem shumë mirë. Nuk mendoj më se çfarë ndodhi gjatë vitit të kaluar, e kam tejkaluar”.

Leroy Sane dhe Serge Gnabry me dy golat e tyre në pjesën e parë i dhanë Gjermanisë një kontroll të plotë në këtë ndeshje, por vendasit reaguan në pjesën e dytë.

Matthijs de Ligt dhe Memphis Depay shënuan duke e barazuar rezultatin në 2:2.

Megjithatë, Schulz shënoi në minutën e 90-të duke i siguruar gjermanëve një fitore dramatike. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...