Trajneri i Egjiptit e kritikon ashpër Ramosin: A mos jeni ju doktor?

PUBLIKUAR

Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper, e ka mbrojtur sulmuesin Mohamed Salah pas talljes së Sergio Ramosit me reagimet ndaj ndërhyrjes së tij në yllin e Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve.

Salah, fituesi i Këpucës së Artë në Premierligë, e dëmtoi krahun pas një dueli me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e muajit të kaluar, duke e tronditur gjithë Egjiptin para Kupës së Botës, transmeton Gazeta Express.

Duke u përgatitur për Botërorin Rusia 2018, mbrojtësi i Spanjës Ramos pohoi se Salah ka mundur të vazhdonte lojën sikur të merrte një injeksion, derisa i talli “Të kuqtë” për justifikimet.

Megjithatë, Cuper beson se Salah do ta kishte vazhduar ndeshjen sikur të mos lëndohej,

“Unë nuk jam doktor, nuk e di nëse Ramosi është doktor. Salah luajti në finale dhe u lëndua”, tha Cuper.

“Nuk kam asnjë dyshim se Salah do ta vazhdonte ndeshjen sikur të mundte, sepse finalja e Ligës së Kampionëve është e jashtëzakonshme”, shtoi ai. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...