Trajneri i Dortmundit e pranon: Do ta kemi të vështirë ta zëmë Bayernin tani

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Trajneri i Borussia Dortmundit, Lucien Favre, e ka pranuar se skuadra e tij do ta ketë shumë të vështirë ta ndalojë Bayern Munichun në tentimin për ta fituar titullin e tetë radhazi të Bundesligës, pas triumfit të bavarezëve në Klassiker.

Dortmundi e nisi derbin e madh gjerman të së martës kundër liderëve, me vetëm katër pikë më pak sesa Bayerni dhe pasi i kishte fituar gjashtë ndeshjet e fundit të Bundesligës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, supergoli i Joshua Kimmich ishte i mjaftueshëm për Bayernin që ta marrë fitoren në këtë përballje dhe të kalojë me shtatë pikë epërsi në krye të tabelës, tani që kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, kishte thënë para ndeshjes se nikoqirëve i duhej fitorja në këtë ndeshje nëse synonte t’ia zinte vendin e kampionit Bayernit. Ndërsa, trajneri Favre u shpreh i zhgënjyer pas humbjes, përkundër që tha se ishte krenar me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Ne luajtëm shumë mirë në 30 minutat e parë, por pastaj luajtëm shumë në mbrojtje pas kësaj. Edhe pjesa e dytë ishte e mirë gjithashtu. Ne patëm raste, por na mungonte ajo saktësia në goditjen e fundit”, ka thënë Favre.

“Ne të paktën e merituam një barazim. Luajtëm më mirë sesa që luajtëm në ndeshjet kundër Wolfsburgut dhe Schalkes”.

“Do të jetë shumë e vështirë tani në garën për titull. Shtatë pikë prapa me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura… kjo do të jetë brutalisht e vështirë”.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...