Trajneri i Danimarkës: Kosova do të jetë surprizë edhe për Anglinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, mbeti i habitur nga paraqitja e mirë e Kosovës në ndeshjen e mbrëmshme, e cila përfundoi me rezultat 2:2, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

“Dardanët” kishin qenë në epërsi dy herë gjatë kësaj ndeshjeje, mirëpo Danimarka arriti ta barazojë rezultatin në të dy rastet dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, raporton Gazeta Express.

Me këtë barazim ndaj ekipit danez, që është në pozitën e dhjetë në ranglistën e FIFA-s, Kosova e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa pësuar disfatë, e cila tani po vazhdon që 11 ndeshje.

Trajneri Heraide e vlerësoi paraqitjen e Kosovës si thirrje për t’u zgjuar për ekipin e tij. Ai vlerësoi se Kosova do ta mposhtë Bullgarinë në ndeshjen e radhëse mund të jetë surprizë edhe për Anglinë.

“Kosova ka skuadër me të vërtetë të talentuar. Mendoj se do të fitoni kundër Bullgarisë. Kosova do të jetë vend surprizë edhe për Anglinë”, ka thënë Heraide.

Kosova do të përballet me Anglinë fillimisht më 9 tetor, e pastaj skuadra e Gareth Southgate do të vijë në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 17 nëntor. Këto dy ndeshje do të jenë të vlefshme për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Në këtë grup janë edhe Bullgaria, Republika Çeke dhe Mali i Zi. Ndeshja e radhës së Kosovës, e cila do të zhvillohet të hënën, do të jetë pikërisht ndaj Bullgarisë, kundër së cilës Kosova e fillon rrugëtimin drejt EURO 2020. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...