Trajneri i Chelseat e ka një këshillë për Interit para ndeshjes ndaj Tottenhamit në Champions

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, i ka dhënë Interit një këshillë para ndeshjes së tij ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, duke i bërë thirrje t’i frenojë ata në 30 minutat e parë.

Ish-trajneri i Napolit e pësoi humbjen e parë në Premierligë të shtunën pasdite, pasi Chelsea u mposht 3-1 nga Spurs në “Wembley”, transmeton Express.

“Luajtëm dobët ndaj një kundërshtari të fortë”, tha Sarri pas humbjes.

Ndërkohë, Interi do të udhëtojë drejt Londrës për t’u përballur me Tottenhamin të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve dhe humbja do t’ia hapte derën e kualifikimit tutje anglezëve.

“Interi është skuadër e mirë, prandaj shpresoj se nuk do ta ketë qasjen e njëjtë si ne në fillim të ndeshjes. Është më rëndësi ta frenosh Tottenhamin në 30 minutat e parë, sepse në këtë periudhë Spurs janë vërtet të rrezikshëm. Po ashtu, Interi nuk guxon ta humbasë topin në pjesë lojën e vet, sepse Tottenham është ndër skuadrat më efektive në kundërsulme në Evropë”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...