Trajneri i Arsenalit: Ne s’duam të luajmë kundër Liverpoolit, më mirë jo ndaj tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka pranuar se nuk do të dëshironte të përballej fare me skuadrën aktuale të Liverpoolit, por këmbënguli se skuadra e tij do t’i qaset pozitivisht takimit me kampionin e Evropës në mënyrë që ta tejkalojë një sfidë të vërtetë.

Arsenali pësoi humbje shkatërruese 5:1 kundër Liverpoolit të Jurgen Kloppit herën e fundit në Anfield dhe nuk e ka shijuar fitoren ndaj të kuqve në Premierligë që prej 4 prillit 2015, transmeton Gazeta Express.

Të dy skuadrat e kanë nisur këtë sezon të Premierligës duke i fituar të dy ndeshjet e para dhe tani ka ardhur koha që ato të ndeshen pikërisht në javën e tretë të kampionatit.

Udhëtimi në Anfield do të jetë një sfidë dhe test për skuadrën e Unai Emery të shohë sesa afër nivelit të top skuadrave të Premierligës është.

“Ne nuk duam të luajmë kundër Liverpooli asnjëherë”, tha Emery me shaka. “Nuk do të preferonim të luanim kundër tyre”.

“Kjo është sfida jonë vërtet. Është një test i mirë. Është shumë mirë për tifozët dhe për të gjithë ne se do të shkojmë në këtë ndeshje duke ditur se i kemi gjashtë pikë. Synimi ynë është ta zvogëlojmë dallimin me Liverpoolin, Manchester City, Tottenhamin dhe Chelsean”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...