Trajneri i Argjentinës: Spanja na shpulloi

PUBLIKUAR

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka thënë se humbja turpëruese 6-1 kundër Spanjës e kishte zënë atë në befasi dhe se ka qenë një shpullë e fortë ndaj tyre.

Mbrëmë në Madrid, Argjentina e barazoi rekordin e vet të zi për humbjen më të thellë në histori kur Spanja shënoi plot gjashtë herë në portën e tyre në një ndeshje miqësore, ku shkëlqeu mesfushori i Real Madridit, Isco, me një het-trik, transmeton Express.

Argjentina – që luajti pa njeriun kryesor Lionel Messin shkaku i dëmtimit – të premten e kishte mposhtur Italinë 2-0, por Spanja i doli të jetë tepër e fortë të martën mbrëma.

Sampaoli e ka pranuar se ka shumë punë për të bërë për t’u siguruar se nuk do të pësojë turpërim të ngjashme në Botërorin Rusia 2018.

“Duhet të marrim përgjegjësi për këtë ndeshje, këto gjëra nuk guxojnë të na ndodhin në Kupën e Botës”, ka thënë Sampaoli.

“Spanja na shpulloi. Duhet të vazhdojmë me punë”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...