Trajneri i Argjentinës: Jemi me fat që jemi ende gjallë në Kupën e Amerikës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka pranuar se bardhekaltrit janë ende gjallë në Kupën e Amerikës, përkundër që rrezikojnë eliminimin edhe nëse e fitojnë ndeshjet e tyre të fundit.

Lionel Messi e shënoi një penallti në pjesën e dytë të ndeshjes, mirëpo Argjentina mbetet në rrezik të eliminimit nga faza e grupeve të Kupës së Amerikës, pasi barazoi me rezultat 1:1 me Paraguain të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Ylli argjentinas u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 57-të të ndeshjes, duke e barazuar rezultatin e ndeshjes kundër Paraguait, për të cilët kishte shënuar më parë Richard Sanchez.

Portieri i Argjentinës Franco Armani e shpëtoi skuadrën e tij në minutën e 63-të, kur nuk e lejoi Derlis Gonzalezin ta kalojë Paraguain sërish në epërsi, nga pika e penalltisë.

Barazimi bën që Argjentina ta ketë fituar pikën e parë në Grupin B, por ata mbeten në pozitën e fundit të grupit, prapa Kolumbisë, Paraguait dhe Katarit.

Skuadra e Lionel Scalonit kishte nevojë për fitore për të pasur më shumë gjasa të kualifikohet në fazën e 1/8 të finales, mirëpo tani ata kanë nevojë që përveç që ta fitojnë ndeshjen e tyre, edhe ndeshjet e tjera t’i shkojnë në favor.

“Zgjidhja wshtw qw duhet tw fitojmw. Jemi me fat qw jemi gjallw. Duhet tw dukemi mw shumw si në pjesën e dytë, por të jemi më të baraspeshuar dhe t’i menaxhojmë ndeshjet më mirë”, ka thënë Scaloni.

“Pjesa jonë e parë nuk ishte e mirë, ne luajtëm si të dëshpëruar herë pas herë dhe nuk mund ta kontrollonim ndeshjet apo të krijonim raste për të shënuar. E kishim një plan të qartë, por nuk arritëm ta ekzekutojmë sepse e humbisnim topin vazhdimisht”.

“Ata shënuan qysh me aksionin e tyre të parë dhe kjo na la neve me shumë paqartësi. Për një skuadër si Argjentina, nga e cila gjithmonë pritet të fitojë, goditja e parë është e rëndë për t’u pranuar, por ne i siguruam lojtarët pas pjesës së parë se ishte vetëm një gol”.

Ata do të tentojnë ta mposhtin Katarin në ndeshjen e tyre të fundit të grupit, mirëpo kjo mund të jetë e mjaftueshme për t’u renditur në mesin e dy klubeve të para në grup. Megjithatë, Argjentina do të ketë mundësi të kualifikohet përmes rrugës tjetër, duke grumbulluar më së shumti pikë nga Kombëtaret që renditen në vendin e tretë në grupe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...