Trajneri i Anglisë deklarohet para ndeshjes me Bullgarinë dhe Kosovën

PUBLIKUAR

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, thotë se ekipin e tij të ri anglez nuk e ndjek dështimi siç i ka ndjekur ekipet e mëparshme kombëtare, edhe pse përjetoi disa humbje zhgënjyese në garat e dy vjetëve të fundit.

“Tre luanët” u eliminuan në fazën gjysmëfinale në Kupën e Botës 2018 dhe në Ligën e Kombeve 2019, por Southgate mendon se arritja në fazën e thellë në këto gara do t’i bëjë mirë ekipit e tij në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

Ai thekson se natyra rinore e ekipit të tij ia ka mundësuar skuadrës të përparojë në një mënyrë që nuk do ta kishte arritur kurrë sikur ta kishte mbajtur në kombëtare gardën e vjetër të lojtarëve.

“Mendoj se kur unë e mora drejtimin, këtu ishte një grup (lojtarësh) i zhgënjyer dhe mbase kemi qenë të kufizuar në ndryshimin e kësaj”, tha Southgate para ndeshjeve të Grupit A kualifikues kundër Bullgarisë dhe Kosovës.

Anglia e viziton Bullgarinë më 7 shtator dhe tri ditë më vonë, më 10, e pret Kosovën në Southampton.

“Mendoj se lojtarët që i kemi tash e një kohë kanë fituar shumë më shumë përvojë pozitive, prandaj ne nuk kemi lojtarë të cilët i ndjek dështimi në fanellën e Anglisë. Megjithatë, kemi përjetuar zhgënjim në fazat e thella në ndeshje të mëdha”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...