Trajkoviqët akuzohen për rrahje shkaku i borxhit të Pashlyer

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...
  • download
  • Sllavisha, Igor dhe Ivan Trajkoviq nga fshati Grackë e Vjetër e Lipjanit në Gjykatën Themelore në Lipjan, po gjykohen nën akuzën se më 9 mars 2011 në fshatin e tyre i kanë goditur të dëmtuarit Danilo Zdravkoviq, Milutin Matoviq dhe Milivoje Matoviq duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj tre vëllëzërve Trajkoviq pasi që në ditën kritike rreth orës 16 kishin shkuar në stadiumin e fshatit ku të dëmtuarit ishin duke i kryer ushtrimet e zakonshme si anëtar të një klubi futbollistik.“Pasi që e marrin trajnerin e klubit Danilo Zdravkoviq dhe e rrahin, kur futbollistët tjerë shkojnë për t’i ndarë, të pandehurit rrahin edhe dy vëllezërit Milivoje dhe Milutin Matoviq”, thuhet në aktakuzë.

    Në seancën e së enjtes deklaratat e tyre i dhanë të dëmtuarit.

    Danilo Zdravkoviq tha se arsyeja që ka ardhë deri te kjo përleshje kanë qenë disa borxhe që ky i ka pasur Slavisha Trajkoviqit.

    Sipas Zdravkoviqit, Trajkoviqi i kishte kërkuar kamata të larta për borxhin, të cilat ky nuk ka arritur t’i paguajë.

    Gjatë seancës pyetje të shumta ndaj të dëmtuarve përveç prokurorit kishin edhe të pandehurit, të cilët nuk u pajtuan me akuzat.

    Gjykimi do të vazhdojë të premten me dëshmitë e Jovan Matoviq, Mirko Gjekiq, Zoran Qirkoviq dhe Miodrag Periq.

SHIKO MË SHUMË

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...