Tragjike: Policia daneze gjen trupat e një nëne dhe dy fëmijëve refugjatë të ngrirë në frigorifer

PUBLIKUAR

Policia në daneze njofton se ka gjetur trupat e një gruaje 27-vjeçare dhe dy vajzave të saj, të moshës 7 dhe 9-vjeçare, në një ngrirës brenda banesës së tyre në jug të Danimarkës.

Policia bëri këtë zbulim tmerrues dje në qytetin Aaberaa, pasi që një i afërm i 27-vjeçares i kishte thënë policisë se nuk kishte qenë në gjendje të kontaktonte me ta për disa ditë radhazi, transmeton Express.

Hetuesit kanë thënë sot se viktimat janë vrarë e më pas janë futur në frigorifer, por nuk kanë dhënë detaje tjera.

Burri i 27-vjeçares nuk ka qenë në banesë dhe tani po kërkohet nga policia.

Kjo familje kishte mbërritur në Danimarkë në vitin 2015, ku edhe e kishte fituar statusin e refugjatit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...