Tridhjetë e nëntë vjeçari A.S. nga Shkupi dje ka vdekur në një aksident trafiku afër fshatit Kolari në Kërçovë, transmeton TetovaSot.
Për momentin dihet se ai ka qenë duke ecur në këmbë afër rrugës.
Për shkak të mjegullës, N.S.(1964) nga Tetova që ka qenë duke e vozitur kamionin “Mercedes” nuk e ka parë këmbësorin dhe e ka shkelur. Nga lëndimet e brendshme, shkupjani ka vdekur në vend.


