Tradita e Liverpoolit, tepër e madhe për Unitedin (Video)

PUBLIKUAR

Liverpooli ka arritur që të kualifikohet në 1/16 të finales së Europa League, pasi me barazimin prej 1-1 në Old Trafford, ka eliminuar Manchester Unitedin me rezultat të përgjithshëm 3-1 pas dy ndeshjeve.

Pjesa e parë filloi me dominim të madh të Unitedit, dhe sulme të parreshtura.

Ishte Lingard ai që pati rastin më të mirë, por që e ndali De Gea.

Një penalti mjaft kontraverse u thirr në minutën e 32-të nga gjyqtari i takimit, e këtë e konkretizoi për mrekulli Anthony Martial (32′).

Pak minuta më vonë nga një kënd i vështirë prej gjuajtjes së lirë, Sturridge vetëm sa nuk e rrëzoi golin kur e goditi traversën.

Dhe krejt në fund të pjesës së parë, më i miri në këtë ndeshje, Coutinho, pas një depërtimi fenomenal ia bëri bajat karrierën David De Geas me një parabollim të vogël frontal nga këndi, për të shënuar për 1-1 dhe duke ia shqyer biletën e eliminimit qysh në fund të pjesës së parë Unitedit.
coutinho 2
Heshtja e madhe në Old Trafford vazhdoi në pjesën e dytë, pasi që ishte e ditur që Djajtë e Kuq s’kanë kapacitet që të shënojnë edhe tri gola.

Me rezultat të përgjithsëm prej 3-1 Liverpooli shkon tutje në Ligën e Evropës, ku edhe tash konsiderohet favorit për ta fituar garën pas eliminimit të rivalit të përbetuar, Manchester Unitedit që këtë sezon sërish do të mbetet pa trofe, e me gjasë edhe pa një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...