Totti: Shpresoj t’i kthehem lojës sa më shpejt

PUBLIKUAR

Francesco Totti thotë se ditëlindja e tij e 39-të nuk erdhi ashtu siç kishte pritur, ndërsa ka refuzuar të flasë për gjasat e Romës për Scudetto.

Kapiteni i Giallorossëve u lëndua në fitoren (5-1) ndaj Carpit të shtunën dhe do të mungojë rreth një muaj.

“Në çfarë disponimi jam? Ashtu-ashtu, ditëlindja ime ka mundur të ishte më e mirë, por këto probleme janë pjesë e futbollit. Shpresoj t’i kthehem lojës sa më shpejt”.

“Sinqerisht, nuk po mendoj për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën, po mendoj të shërohem dhe kjo më mjafton”.

“ Scudetto? Do të shohim, sezoni është i gjatë”.

“Faleminderit të gjithëve për urimet që kam marrë për ditëlindje, si ato publike, ashtu edhe ato private”, ka deklaruar Totti për Tuttosport. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...