Totti: Messi është më i miri në botë, por mos i tregoni Ronaldos

PUBLIKUAR

Francesco Totti beson se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, përkundër faktit se Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë i vitit 2017 – duke e barazuar argjentinasin me nga pesë Topa të Artë secili – në fillim të këtij muaji.

“Messi është numër një, ama mos i tregoni Cristianos!”, është shprehur Totti, transmeton Express.

Kegjenda e Romës beson se futbolli e ka humbur paksa romantizmin për shkak të shumave të transferimeve të lojtarëve.

“Futbolli ka ndryshuar thellësisht nga koha ime. E preferoj futbollin romantik të atëhershëm, por tani është bërë krejt biznes. Ke lojtarë si Ronaldo dhe Neymar; Neymar është shembull i çmimit të lartë, është e tepërt të paguash 250 milionë për një lojtar. E tejkalon realitetin. Por, Messi është numër një, mos i tregoni Cristianos”, ka thënë Totti gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Sporteve në Dubai

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...