Totti i përgjigjet Cassanos: E kam harruar veten tashmë

PUBLIKUAR

Francesco Totti i është përgjigjur me shaka Antonio Cassanos, i cili kishte thënë se ikona e Romës do të harrohej pas 20 vjetëve.

Ish-sulmuesi i Romës, Real Madridit, Interit dhe Milanit, Cassano shkaktoi polemika këtë javë kur tha se Totti nuk do të mbahej në mend në Romë njëlloj si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, raporton Gazeta Express.

Ai këmbënguli se fituesi i Kupës së Botës Totti do të harrohej pas 20 vjetëve.

Totti është pyetur për komentet e Cassanos dhe zgjodhi të përgjigjej me humor.

“E vërtetë, unë e kam harruar veten tashmë”, u përgjigj Totti me shaka.

“Askush nuk ka nevojë të më dalë në mbrojtje”, shtoi ai.

Kur u pyetur për marrëdhëniet me Cassanon, Totti ndërhyu.

“Joooo, Antonio është miku im, jo ish-miku”, këmbënguli ai.

Totti dhe Cassano kanë luajtur së bashku në Romë dhe në Kombëtaren e Italisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...