Francesco Totti ka bërë paraqitjen e 100-të për Romën në garat evropiane
Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim (3:3) ndaj Austria Wien në kuadër të xhiros së tretë të Europa Leagues.
Në këtë takim, ylli i romakëve, Francesco Totti ka regjistruar paraqitjen e 100 për klubin nga Olimpico në garat ndërkombëtare, shkruan Express.
Faqja e UEFA-së e ka përgëzuar Tottin për këtë arritje, derisa e ka krahasuar me një Gladiator. /Express/


