Tottenhami synon të blejë lojtarë nga Italia në janar

PUBLIKUAR

Tottenhami janë duke shikuar që t’i sjellin përforcime Antionio Conte gjatë janarit dhe dy lojtarë që ata raportohet se do t’i kërkojnë janë Alessandro Bastoni dhe Weston McKennie

Spurs e siguruan vendin e parë në grup në Ligën e Kampionëve me një fitore të vështirë në udhëtim kundër Olympique Marseille në ndeshjen e fundit të grupit dhe kanë arritur që të jenë mirë edhe në ligë, pasi janë në vendin e katër të Premier Ligës pas 14 ndeshjeve. Conte e ka bërë të qartë që investime të reja duhet të këtë në mënyrë që skuadra të konkurrojë për trofe në Angli dhe klubi është i gatshëm të investojë.

Siç raporton The Sun, një nga synimet kryesore të janarit është 23 vjeçari i Interit, Bastoni, i cili ka kontratë me Interin deri më 2024. Skuadra nga Londra Veriore pritet që të ofrojnë 50 milionë euro për mbrojtësin italian, ofertë që pritet t’i bindë Zikaltërit për një transfer të lojtarit.

McKennie është një tjetër synim i Conte dhe do të jetë më i lehtë të realizohet, me Juventusit që do të lejojnë largimin e amerikanit në janar. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...