Tottenhami ia mësyn mbrojtësit De Vrij

PUBLIKUAR

Tottenhami po planifikon të përforcohet në qendër të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

Spurs madje i kanë idetë e qarta se ku të “peshkojnë” verën që vjen.

Sipas mediave britanike, klubi anglez do të zbarkojë në Itali pas pak muajsh për ta kryer një transfer të rëndësishëm.

Sipas “GiveMeSports”, klubi londinez është i interesuar për qendërmbrojtësin e Interit, Stephan de Vrij, përcjell “Gazeta Express”.

30 vjeçari pëlqehet nga trajneri Antonio Conte, me të cilin kishte punuar në Inter sezonin e kaluar.

Kontrata e ish-futbollistit të Lazios do të skadojë në verën e vitit 2023.

Kështu që, Interi duhet ta pranojë një ofertë më të ulët për mbrojtësin holandez, i cili mund të largohet pa para vitin tjetër nëse kampioni aktual italian nuk e shet qysh këtë verë.

Palët nuk kanë negociuar për një kontratë të re eventuale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...