Sulmuesi aziatik po vazhdon të shkëlqejë edhe këtë sezon me klubin anglez, prandaj Spurs po planifikojnë ta shpërblejnë atë me kontratë të re
Tottenhami po planifikon ta shpërblejë Son Heung-minin me kontratë të re, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi jug-korean e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme sezonin e ri në Premierligë.
Futbollisti aziatik i ka realizuar 8 gola dhe i ka dhuruar katër asistime në shtatë ndeshjet e para të këtij edicioni.
Dhe, kjo ka bërë që Spurs ta bëjnë gati një ofertë prej 150 mijë funtesh në javë për Son, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”.
Kontrata aktuale e futbollistit skadon në fund të edicionit 2022-2023.
Trajneri Jose Mourinho është jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjet e Son, i cili po e përbën një partneritet fenomenal në sulm me Harry Kanen. /Gazeta Express/


