Tottenhami fiton me përmbysje ndaj Bournemouthit

PUBLIKUAR

Pas dy humbjeve radhazi, Tottenham Hotspur është rikthyer te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte shënoi fitore sot në udhëtim te Bournemouthi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Vitality Stadium” përfundoi me rezultatin 2:3. Spurs edhe pse ishin në disavantazh prej dy golave, në fund ia dolën të marrin pikët e plota.

Kieffer Moore (22’, 50’) shënoi fillimisht për vendasit, teksa mysafirët përmbysen gjithçka me golat e shënuar nga Ryan Sessegnon (57’), Ben Davies (73’) dhe Rodrigo Bentacur (90+2’).

Tottenhami pas kësaj fitore ka 26 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë në tabelë, kurse Bournemouthi me 13 pikë renditet në pozitën e 14-të. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...