Tottenhami fiton bindshëm ndaj Arsenalit, rrit shpresat për Champions

PUBLIKUAR

Tottenhami ka shënuar fitore ndaj Arsenalit me rezultat 3:0 në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme në Premierligë.

Kjo fitore i jep mundësi Tottenhamit të ëndërrojë për top-4she, shkruan Gazeta Express.

Ishte Harry Kane i cili shënoi në minutën e 22-të të ndeshjes nga penalltia.

Shpresat për rezultat pozitiv iu shuan Arsenalit në minuën e 33-të, kur Rob Holding mori kartonin e dytë të verdhë.

Harry Kane dyfishoi epërsinë në minutën e 37-të të ndeshjes dhe çoi ekipin e tij në epërsi të dyfishtë në pushimin mes pjesëve.

Me të filluar pjesa e dytë, Son realizoi për 3:0, çka ishte rezultati final i këtij takimi.

Me këtë fitore, Tottenham shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e pestë, një më pak se Arsenali që ndodhet në zonën e Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...