Tottenhami eliminohet nga Europa Conference League, pasi e humb në tavolinë ndeshjen ndaj Rennes

PUBLIKUAR

Tottenhami është eliminuar nga Europa Conference League, pasi UEFA vendosi që ndeshja kundër Rennes të regjistrohet si humbje 3:0 për klubin anglez.

Ndeshja, e cila duhej të zhvillohej të enjten më 9 dhjetor, u anulua për shkak të shpërthimit të Covid-19 në klubin e Londrës, raporton Gazeta Express.

UEFA kishte theksuar se ndeshja nuk do të riluhej dhe vendimi i kësaj të hëne nënkupton se skuadra e Antonio Contes ka humbur 3:0 në tavolinë.

Kjo disfatë nënkupton se Tottenhami e përfundoi Grupin G në vendin e tretë.

Fitorja do të nënkuptonte se Tottenhami do ta kishte kaluar Vitessen në vendin e dytë për ta arritur fazën e eliminimit direkt në garën e kategorisë së tretë të futbollit evropian.

Klubi francez kishte refuzuar shtyrjen e ndeshjes, pavarësisht se Tottenhami i kishte tetë futbollistë dhe pesë anëtarë të stafit të prekur nga koronavirusi.

Tottenhami kishte njoftuar përmes një komunikate për media se ndeshja nuk do të zhvillohej pas një numri rastesh me koronavirus në klub.

Megjithatë, protokolli i UEFA-s thekson se derisa një klub i ka 13 futbollistë në dispozicion, të paktën një portier në mesin e tyre, ndeshja duhet të zhvillohet patjetër.

Shtëpia e futbollit evropian e ka bërë tani të qartë se, sipas rregullave të saj, Tottenhami e ka humbur ndeshjen në tavolinë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...