Tottenhami e preferon Balen para Hazardit

PUBLIKUAR

Klubi anglez ka hequr dorë nga ylli belg dhe e preferon më shumë ish-futbollistin e tij. Të dy lojtarët po shkojnë drejt fundit të eksperiencës në Real Madrid

Tottenhami e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Eden Hazardit.

Klubi anglez e preferon më shumë rikthimin e Gareth Balet.

Për këtë siguron mediumi “El Nacional”.

Real Madridi ia ka ofruar të dy lojtarët klubit anglez, i cili në fund do të zgjedhë vetë se cilin do ta transferojë, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri i ri, Antonio Conte e njeh mirë Hazardin, me të cilin kishte punuar në Chelsea.

Por, trajneri italian e preferon më shumë Balen, të cilit do t’i skadojë kontrata me “Los Blancos” në fund të sezonit.

Pra, ai dëshiron ta marrë një lojtar me më pak para, e i cili e njeh mirë ambientin tek Spurs, ku ka luajtur për disa vite. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...