Tottenhami e gjen zëvendësuesin e Kane

PUBLIKUAR

Tottenham Hotspur e sheh sulmuesin e Leipzig, Andre Silva, si zëvendësues të mundshëm dhe të përshtatshëm për Harry Kane.

Largimi i Kane nga Tottenhami mund të jetë i pashmangshëm në të ardhmen e afërt, duke e ditur se gjatë verës 28-vjeçari e bëri të qartë dëshirën për t’u larguar.

Mungesa e trofeve në Tottenham Hotspur Stadium e ka shtyrë Kanen të kërkojë largimin për ndonjë klub në të cilin mund t’i arrijë synimet.

Klubi londinez nuk duket në binarë për të luftuar për tituj të mëdhenj, prandaj zor se Kane do të mbetet në klub edhe pas verës së ardhshme.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm për këtë dhe e kanë identifikuar Silvën si zëvendësuesin e duhur për Kane.

Silva i shënoi 28 gola në Bundesligë sezonin e kaluar, duke ngelur vetëm mbrapa Robert Lewandowskit të Bayernit dhe duke e lënë mbrapa Erling Haalandin e Dortmundit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës, Trepça ’89 vazhdon tutje

Ka përfunduar ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës për raundin e parë. Trepça...

Lewandowski i tregon planet e tij të ardhshme Barcelonës

Robert Lewandowski, i cili përfundon kontratën me Barcelonën verën e ardhshme, ka bërë të...

Historike, Islam Selmani nënkampion i botës në karate

Karateisti kosovar, Islam Selmani ka shkruar historinë. Ai është shpallur nënkampion i botës në...