Tottenham mezi ka fituar kundër Marseille edhe pse skuadra franceze mbeti me një lojtar më pak në pjesë e dytë të ndeshjes, pasi Mbemba u ndëshkua me të kuq. Richarlison (76’, 81’) shënoi dy golat për ekipin nga Londra Veriore
Tottenham ka treguar formë jo të mirë në ndeshjen e sotme kundër Marseille, pavarësisht fitores.
Pjesa e parë përfundoi me një ndeshje monotone dhe pa shumë raste shënimi.
Marseille mbeti pa një lojtar në minutën e 47-të të pjesës së dytë, duke ia vështirësuar shumë punët skuadrës franceze.
Megjithatë, me 10 lojtarë Marseille rezistoi derisa Richarlison shënon golin e parë.
Perisic ishte asistues i brazialianit në këtë gol.
Richarlison do të shënonte edhe një gol në minutën e 82-të dhe ku asistues i tij ishte Hojberg.


