Torres ndjek Iniestan, afër transferimit në Japoni

PUBLIKUAR

Fernando Torres duket se nuk do të vazhdojë më qëndrimin në skuadrën e cila e bëri atë të madh, Atletico Madrid

Lajmi është bërë paksa befasishëm dhe në mënyrë të pamatur nga faqja zyrtare e ligës japoneze.

Sipas kësaj faqeje, Fernando torres pritet ti bashkohet skuadrës japoneze Sagan Tosu, duke vazhduar kështu karrierën e tij në Azi.

Torres pritet që ta lë klubin e tij të fëmijërisë Atletico Madrid në fillim të këtij muaji pas 3 viteve që kurse u rikthye të ai, ku nga 347 ndeshje shënoi 120 gola.

Ai ka pasur bisedime për të luajtur edhe në Premier Ligë dhe ligën amerikane MLS por duket se tani 34 vjeçari do të kalojë në Azi, ashtu sikurse bëri legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta para një jave duke u transferuar në Japoni. /GazetaExpress/ 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...