Torreira tani është gati për lëvizjen e tij në Arsenal

PUBLIKUAR

Mesfushori i Sampdorias, Lucas Torreira ka konfirmuar për media se tani është i fokusuar për ta kompletuar transferin e tij në Arsenal pasi që Uruguai u eliminua nga Botërori

Shuma për transferimin e tij është dakorduar më herët, për 30 milionë euro, por zyrtarizmi ishte shtyrë për shkak të përkushtimit të lojtarit me Uruguain në Botëror.

“Ne kishim mundur të luanim ndryshe, por tani nuk dua të flas për gjërat e tjera”, tha Torreira për gazetarët pasi që u kthye në shtëpi nga Rusia.

“Botërori është shumë i rëndësishëm dhe të jesh pjesë e kësaj skuadre do të thotë shumë. Por, tani e ardhmja e ime është shumë e qartë. Gjëja më e rëndësishme që me bën të lumtur është se isha pjesë e kësaj skuadre në Botëror, kështu që i falënderoi të gjithë njerëzit të cilët na shoqëruan”.

22 vjeçari u paraqit në të pesë ndeshjet e Uruguait në Botëror, kurse u zëvendësua në ndeshjen çerekfinale kundër Francës, edhe pse startojë nga fillimi. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...