Toronto Raptors ka mposhtur Cleveland Cavaliers në shtëpi me rezultat 99-97 në përballjen e titantëve të konferencës së Lindjes në NBA.
Sfida filloi me Clevelandin që ishte në top formë, duke krijuar epërsi prej 10 pikësh në çerek të parë.
Epërsinë mysafirët nga Ohio e kishin deri në çerekun e katërt, atëherë kur Raptors shkrinë epërsinë dhe në fund u treguan më të sakt.
Lowry në aksionin e fundit për Raptors shkëlqeu duke shënuar me një “jump-shot” nga perimetri, për epërsinë 99-97.
Me vetëm 3 sekonda të mbetur, LeBron James kishte në dorë aksionin e fundit për Clevelandin, por ai e huqi atë si një amator duke mos qëlluar as rrethin e koshit, me çka kjo i kushtoi skuadrës së tij me humbje edhe pse kishte epërsinë gjatë gjithë takimit, shkruan Telegrafi.
Pa asnjë dyshim më i miri ishte Kyle Lowry me 43 pikë dhe 9 asistime, teksa atë e përcolli në ekipin e Ross me 15 pikë.
Nga ana tjetër LeBron James shënoi 25 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime, i përcjellë nga Kevin Love me 20 pikë dhe nëntë kërcime. Irving dështoi të bëjë më shumë se 10 pikë në 31 minuta lojë, duke u treguar si pika më e dobët e Clevelandit në këtë ndeshje.
Clevelandi ka 41 fitore dhe 16 humbje, vetëm dy fitore më shumë se Toronto që tash mbanë vendin e dytë në konferencën e Lindjes. /Telegrafi/


