Torino e bën të quhet derbi, por nuk ndalet Juve

PUBLIKUAR

Torino e bën të quhet derbi, por nuk ndalet Juve

Ka përfunduar me fitore të kampionit, 2-1, derbi torinez ndërmjet Juventusit dhe Torinos, i vlefshëm për javën e 13-të të Serie A.

Bianconerët nuk e bënë lojën e tyre të zakonshme të rrjedhshme në fraksionin e parë dhe dukeshin të lëndueshëm në krahë. Ata arritën të shënojnë një gol, por të njëjtën gjë e bëri edhe kundërshtari.

Arbitri akordoi penalti për bardhezinjtë pas ndaljes me dorë të topit nga goditja e lirë e Pirlos. Arturo Vidal e ekzekutoi dy herë penaltinë dhe ishte i saktë për epërsinë e kampionit (15’).

Mirëpo, Bruno Peres ishte i jashtëzakonshëm në një solo aksion duke arritur ta barazojë rezultatin (22’).

Gjerat u përkeqësuan për juventinët në gjysmën e dytë, kur Stephan Lichtsteiner u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (78’), ashtu që ekipit të Allegrit i mbeti që ta mbronte rezultatin.

Megjithatë, mjeshtri Andrea Pirlo ishte njeriu që e fitoi Derby della Mole me një gol në minutat shtesë (90’+3).

Diferenca aktuale me Romën është gjashtë pikë. Giallorossët sonte (e diel) zhvillojnë kryendeshjen e javës kundër Interit. /Telegrafi/

 

Fotografia: EFE

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...