Disa banor të fshatit Topliqan të Komunës së Lipjanit kanë treguar për LipjaniNews se tash e disa orë kanë mbetur pa energji elektrike.
Kjo si pasoj e erërave të forta që kanë qenë dje gjatë mbrëmjes.
Ndërsa KEDS dje përmes një njoftimi ka thënë se “Ekipet e KEDS-it janë në terren, madje kompania ka mobilizuar menjëherë edhe ekipe shtesë që po i sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme. Por, erërat e stuhishme deri në 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ku shumë përçues janë përtokë, përderisa janë thyer edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave. Kjo, së bashku me kushtet tejet të rënduara atmosferike po e bëjnë intervenimin shumë të vështirë”, thuhet në njoftim
KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i ofrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS-in përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendrës së thirrjeve 0800 791 00.


