Topi: Politikanët me dy fytyra, 2015-ta kaos politik

PUBLIKUAR

Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) ka mbledhur sot asamblenë kombëtare. Kryetari i FRD-së, Bamir Topi tha se viti 2015 ishte një vit ku mbizotëroi kaosi politik. Ai tha se në Shqipëri nuk bëhet politikë, por show.

“Kemi qenë më shumë vrojtues të kësaj politike, ose këtij show politik, sepse ka kohë që politikë nuk bëhet ne Shqipëri. Absolutisht. Kemi show politik, sofistikim të politikës nga aktorë të politikës. Dikujt i vjen kjo mënyrë sjellje nga retrospektiva e sjelljes së tij politike, dikujt sepse kështu duhet ta luajë lojën politike, dikush nga halli për të ruajtur stabilitetin politik. Kaos politik. Shqipëria po kalon një situatë të një kaosi politik. Dikush thotë politika po ecën normalisht, dikush thotë se ka qenë si në të gjitha vitet e tranzicionit”, theksoi Topi.

Ai foli edhe për rrugëtimin e FRD-së. “Në 2013 hymë të vetëm në zgjedhje, ishin zgjedhje politike. Arsyeja themelore sepse FRD kishte nevojë të krijonte identitetin e vet politik për t’u perceptuar si të tillë nga njerëzit. Në 2015 ne dhamë arsye të forta pse u futëm në koalicion. Nuk ka ndryshuar asgjë, jemi siç ishim. Votat në Shqipëri vidhen e tjetërsohen. Votat e FRD-së shkuan në drejtim tjetër. Shqipëria ka nevojë të hedhë vështrimin shumë vite më para”, pohoi Topi.

Flasin për dekriminalizimin-tha kreu i FRD- por kush i bën listat e deputetëve në Shqipëri, kryetarët- vijoi ai. “Ky vit ka qenë vit i kaosit politik. Kemi parë dyfytyrësi të politikanëve, edhe e duan edhe se duan reformën në drejtësi. FRD ka qenë e qartë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi. Kemi inkurajuar bërjen e një reformë rrënjësore në drejtësi. Reformë që kap linjën politike dhe juridike. Pa një reformë rrënjësore do ishte shumë e vështirë që gjërat të shkojnë mbarë në Shqipëri. Por këtë e kanë në dorë politikanët”, tha Topi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...