Topi i Artë – Messi e Ronaldo në listën e ngushtë prej 23 lojtarëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Topi i Artë - Messi e Ronaldo në listën e ngushtë prej 23 lojtarëve

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo pa dyshim se janë pjesë e garës së ngushtë për çmimin FIFA Topi i Artë edhe këtë vit, me listën prej 23 lojtarëve që u zbulua nga FIFA dhe France Football.

Ronaldo shihet si favoriti kryesor për ta mbrojtur titullin, derisa rivali i tij i përhershëm Messi, do të kërkojë ta rikthejë atë pasi bëri “pauzë” vitin e kaluar.

Të dy lojtarët e kishin fituar Topin e Artë dhe çmimin FIFA Lojtari i Vitit, para se nga viti 2010 këto dy çmime të bëhen bashkë me emrin FIFA Topi i Artë.

Real Madridi dhe Bayern Munich dominojnë listën e 23-lojtarëve, me nga gjashtë secili derisa Barcelona përfaqësohet me katër lojtarë.

Bayerni në listë përfaqësohet nga Mario Goetze, Philipp Lahm, Thomas Mueller, Arjen Robben, Bastian Schweinsteiger dhe portieri Manuel Neuer.

Te Reali, Ronaldo shoqërohet nga Gareth Bale, Karim Benzema, Toni Kroos, Sergio Ramos dhe James Rodriguez, derisa nga Barcelona, Messi shoqërohet nga bashkëlojtarët e tij Andres Iniesta, Javier Mascherano dhe Neymar.

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, është vetëm i dyti portier në listë pas Neuer, e që shoqërohet edhe nga bashkëlojtarët Diego Costa dhe Eden Hazard.

Manchester City përfaqësohet në listë me Yaya Toure derisa Manchester United me Angel Di Maria, që janë lojtarët e fundit nga Liga Premier të përfshirë në listë, e cila mbyllet me yllin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, dhe atë të Juventusit, Paul Pogba.

Lista prej tre lojtarëve që do të garojnë për çmimin do të zbulohet më 1 dhjetor.

Lista e plotë (në formë alfabetike në bazë të mbiemrit)

Gareth Bale (Uells, Real Madrid),
Karim Benzema (Francë, Real Madrid),
Diego Costa (Spanjë, Chelsea),
Thibaut Courtois (Belgjikë, Chelsea),
Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid),
Angel Di Maria (Argjentinë, Manchester United),
Mario Goetze (Gjermani, Bayern Munich),
Eden Hazard (Belgjikë, Chelsea),
Zlatan Ibrahimovic (Suedi, Paris Saint Germain),
Andres Iniesta (Spanjë, Barcelona),
Toni Kroos (Gjermani, Real Madrid),
Philipp Lahm (Gjermani, Bayern Munich),
Javier Mascherano (Argjentinë, Barcelona),
Lionel Messi (Argjentinë, Barcelona),
Thomas Mueller (Gjermani, Bayern Munich),
Manuel Neuer (Gjermani, Bayern Munich),
Neymar (Brazil, Barcelona),
Paul Pogba (Francë, Juventus),
Sergio Ramos (Spanjë, Real Madrid),
Arjen Robben (Holandë, Bayern Munich),
James Rodriguez (Kolumbi, Real Madrid),
Bastian Schweinsteiger (Gjermani, Bayern Munich),
Yaya Toure (Bregu i Fildishtë, Manchester City).

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...