Top 10 trajnerët zgjedhin mes Messit dhe Ronaldos

PUBLIKUAR

Një tifoz i futbollit i ka grumbulluar deklaratat e dhjetë ndër trajnerëve më të famshëm në botën e futbollit për të treguar se kë do ta zgjedhnin ata mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo, mes debatit të vazhdueshëm se cili prej tyre është më i miri në botë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë krijuar një rivalitet të zjarrtë gjatë dekadës së fundit, kur tifozët e secilit kanë tentuar ta dëshmojnë me statistika e shembuj se cili prej tyre është më i mirë në botë, transmeton Gazeta Express.

Edhe pasi Ronaldo u largua nga Real Madridi dhe shkoi në Juventus, zënkat e tilla mes tifozëve s’janë ndërprerë. Së fundi, një tifoz ka tentuar ta mbyllë këtë debat duke i grumbulluar deklaratat e dhjetë trajnerëve të famshëm lidhur me dyshen rivale.

“Unë e kam vetëm një fotografi “selfie” në telefonin tim. Ajo është me Messin. Edhe Cristiano Ronaldo ishte në atë dhomë”, kishte thënë Jurgen Klopp.

“Cristiano është më i miri, Messi është rivali i tij dhe ky është një rivalitet që të gjithë duan ta shohin. Por, Ronaldo është një fenomen. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë atë. Ai është më i mirë se unë, edhe pse unë e kisha një karrierë të mrekullueshme”, kishte thënë Zinedine Zidane.

“Për mua, tre lojtarët më të mirë në histori janë Messi, Pele dhe Maradona”, kishte thënë Jose Mourinho.

“Messi është më i miri, ai është definitivisht më i miri. Ai di të luajë, të shënojë dhe i bën edhe lojtarët e tjerë të luajnë më mirë. Ai është gjithmonë aty. Me respekt për të gjithë lojtarët, në rend të parë për Cristiano Ronaldon, e uroj atë për çmimin, por mendoj se Messi është në një tjetër nivel”, kishte thënë Pep Guardiola.

“Unë do ta zgjidhja Messin. Cristiano Ronaldo është sensacional, një profesionist shumë i mirë, një makinë e mrekullueshme e golave për shumë vite, por Messi është lojtari më i kompletuar që kam parë ndonjëherë”, kishte thënë Joachim Loë.

“Kush është lojtari më i mirë në botë? Lionel Messi. Kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve? Lionel Messi”, kishte thënë Arsene Ëenger.

“Unë e zgjedh Messin. E shoh atë si lojtar më të natyrshëm, nga koha e tij në lagje, duke luajtur me shokët e tij. Por, edhe Cristiano ka vullnet të jashtëzakonshëm, me aftësi teknike dhe fizike të një lojtari të mrekullueshëm. Por, unë e zgjedh Messin”, kishte thënë Vicente del Bosque.

“Mos më keqkuptoni, Messi është një futbollist fantastik, është dikur ai të ketë mbathur pantofla kur e kontrollon topin. Por, këtu për mua është dallini. Messi është lojtar i Barcelonës. Por, Ronaldo mund të luajë për Stockport Countryn dhe do të shënonte het-trik. Ai ka gjithçka”, kishte thënë Alex Ferguson.

“Është një gjë të konsiderohesh si i nënvlerësuar dhe një gjë tjetër të jesh gjeni. Dallimi është i madh sepse një gjeni bën çka askush s’mund ta imagjinoj. Ronaldo është një futbollist i jashtëzakonshëm, por Messi është një gjeni”, kishte thënë Fabio Capello. /Gazeta Express/

~𝘼𝙝𝙢𝙚𝙙 🔟@MessiMaestro19

“It’s one thing to be an outsider, and another thing, to be a genius,”

“The difference is enormous, since a genius does what nobody imagines. Ronaldo is an extraordinary footballer, but Messi is a genius.”

View image on Twitter

~𝘼𝙝𝙢𝙚𝙙 🔟@MessiMaestro19

OVERALL:

Lionel Messi: 8
Cristiano Ronaldo: 2

View image on TwitterView image on Twitter
See ~𝘼𝙝𝙢𝙚𝙙 🔟‘s other Tweets

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...