Top 10 mesfushorët e rinj më të vlefshëm në botë

Futbolli është i mbushur me plot futbollistë të rinj tejet të talentuar, të cilët kanë arritur ta dëshmojnë veten në ligat e mëdha të Evropës përkundër moshës së tyre dhe mungesës së përvojës.

Në Premierligë, emra si Marcus Rashford, Gabriel Jesus dhe Declan Rice janë vetëm disa ndër ata që përmenden kur flitet për lojtarët që kanë qenë mbresëlënës në skenat e mëdha të futbollit qysh në fillim të karrierës, transmeton Gazeta Express.

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, njihet si lojtari më i mirë nën moshën 23-vjeçare dhe tashmë e ka siguruar medaljen e artë të Kupës së Botës dhe tri medalje të arta radhazi të Ligue 1.

Për këta talente të rinj, klubet e mëdha të Evropës janë të gatshëm të shpenzojmë shuma marramendës parash, dhe transfermarkt e ka publikuar listën me top dhjetë mesfushorët më të vlefshëm, që janë nën moshën 23-vjeçare.

Disa prej tyre, si Frenkie de Jongu i Ajaxit që ka arritur marrëveshje me Barcelonës, ishin të pritshëm. Megjithatë, janë disa futbollistë në këtë listë që i kanë lënë të habitur tifozët e futbollit.