Top 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë, në listë edhe Hazardi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Reali i Madridit i ka paguar 100 milionë euro Chelseat për Eden Hazard, duke e bërë në këtë mënyrë blerjen e tetë më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Vetëm për momentin, gjithsesi, sepse në kontratën e transferimit të belgut janë përfshirë edhe bonuse që shkojnë deri në 30 milionë euro, disa prej tyre mjaft të thjeshtë, si për shembull kualifikimi i Real Madridit për në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, Hazard mund të ngjitet deri në vendin e katërt, apo të kapë vendin e tretë Mbappe, që kushtoi 135 milionë euro, por për këtë i duhet të fitojë Champions League dhe Topin e Artë.

Në vendin e parë në renditje mbetet Neymar, me 222 milionë eurot që PSG i pagoi Barcelonës, ndërsa i dyti Coutinho, me 145 milionë euro. Hazard është lojtari i tretë në historinë e Real Madridit që është blerë për të paktën 95 milionë euro, pas Cristiano Ronaldo e Bale.

Për sa u përket klubeve, Reali ka 3 lojtarë në 10-shen më të shtrenjtë në histori, Barcelona 2, PSG 2, Juventusi 2 dhe Manchester United një lojtar, Pogba.

Interesant është fakti se Reali ka blerë këtë verë 3 lojtarë që janë mes 10 blerjeve më të shtrenjta në historinë e klubit: Hazard (100 M€), Jovic (60 M€) dhe Militao (50 M€). /Telesport/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...