Tony Parker: Jam gati dhe në formë për play off

PUBLIKUAR

Playmejkeri i San Antonio Spurs, legjenda Tony Parker, është deklaruar i gatshëm për play offin e NBA.

Organizatori i lojës së San Antonios vitin e kaluar u ballafaqua me lëndime para play offit, por forma e tij këtë vit përkundër moshës është mjaft e mirë.

“Ndihem mirë, ndihem shëndetshëm. Krahasuar me vitin e kaluar, ndihem pa dyshim shumë më mirë. Jam në formë për play off”.

“Kemi një javë për t’u përgatitur për play off. Shumë mirë që kemi barazuar rekordin e Boston Celtics për fitore në shtëpi gjatë sezonit të rregullt. Tash është koha për play off dhe t’i ekzekutojmë më së miri urdhërat e Popps”, u shpreh Tony Parker, shkruan Telegrafi.

Tony Parker realizoi 20 pikë në ndeshjen e djeshme ndaj Oklahoma City Thunder. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...