Toni Roca: Barcelona dhe Xavi s’mund ta ndëshkojnë apo t’ia kufizojnë Piques aktivitetin biznesor

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Avokati i njohur është duke shqyrtuar kërkesat që i janë bërë lojtarit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka qenë në lajme kohëve të fundit për aktivitetin e tij brenda dhe jashtë fushës, por avokati i njohur Toni Roca insiston se klubi nuk mund të luftojë shumë në këtë situatë, aq sa ata do të donin që lojtari të fokusohet në lojën e tij.

Klubi katalunas dyshohet se mendon që interesat e biznesit të Pique janë duke e shpërqendruar atë dhe ka kërkuar nga ai që t’i kushtojë më pak kohë këtyre gjërave.

Raportet tbhonë që Xavi e ka takuar vetë Pique për ta bërë këtë kërkesë pasi që u shfaqen detaje të një marrëveshje biznesi të Piques me presidentin e Federatës së Futbollit Spanjoll, Luis Rubiales në lidhje me Superkupën e Spanjës.

Roca, CEO i Institutit për Drejtësi në Sport, ka shpjeguar që, megjithatë, Blaugrana do të jenë të kufizuar në atë se çfarë do ta detyrojë Pique ta mbaj fokusin në lojë.

“Në thelb, një klub apo një trajner futbolli nuk mund ta ndëshkojë me sanksione të ashpra një lojtar për aktivitet e tij ekonomike jashtë ekipit apo profesionin e tyre”, tha Roca.

“Në rastin e Barcelonës ne nuk e kemi kontratën e Pique, por ne mund ti marrim kontratat që kanë rrjedhur si ajo e Messit apo Neymarit si udhërrëfyes”.

“Ne mund të presim në këtë aspekt që ata nuk do të kenë kontratë tjetër për Pique. Këto lloje të klauzolave zakonisht janë standarde”.

Intervistat mund t’i ndalohen

Të tilla dokumente përfshinë rregullore si të jetohet mirë, që në thelb bëhet që lojtarët të jenë në gjendje sa më të mirë shëndetësore për stërvitjet dhe ndeshjet.

Është e mundur që në kontratën e Pique të këtë ndalesa si “aktivitete të cilat parandalojnë pushimin e nevojshëm fizik”. Kjo përfshinë edhe përcjelljen e ngjarjeve të ndryshme që zhvillohen natën vonë.

Kjo shpjegon edhe arsyen pse Pique nuk mori pjesë në prezantimin e fundit të Davis Cup në Madrid. Kontratat e futbollistëve zakonisht përfshijnë një rregullore “për përkushtim ekskluziv” kështu që udhëtimet dhe ngjarjet e netëve të vonë mund të kundërshtohen.

“Megjithatë, përtej vetove për të tilla aktivitete, legalisht (Barcelona) nuk mund ta kufizojë aktivitetin e biznesit të Pique”, tha Roca.

“Vetë kontrata e lojtarit e lejon atë që t’i përkushtohet aktiviteteve të tjera, aq gjatë sa ata mund luajnë futboll (dhe biznesi i Pique) nuk ndikon në pushimin e tij apo dëmton imazhin e klubit të lojtarit.

Debati për RFEF

Pyetjet për imazhin e klubit janë të vetmet që mund t’i japin Xavit dhe Barcelonës një hapësirë për të vepruar. Roca e pranon se ky është më shumë një debat i hapur.

“Për sa i përket imazhit, mund të këtë disa debate, për shembull, rrjedhjet e informatave të biznesit të Pique me RFEF”, tha Roca.

“Por për ta ndëshkuar atë apo për të kërkuar nga ai ndërprerjen e këtyre marrëveshjeve duhet të jetë skandal i një shkalle më të gjerë”.

“Aty kishte një trazirë momentale por pa ndikuar në imazhin e klubit. Sa për lojtarin, kjo mund të jetë e debatueshme”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...