“Toni Montana”, shoferi “kamikaz” që shkaktoi aksidentin në autostradën Tiranë-Durrës (Foto)

PUBLIKUAR

“Toni Montana”, është ky pseudonimi në rrjetet sociale i 36-vjeçarit, Dashnor Deliallisi, i cili është shkaktar i aksidentit mëngjesin e së enjtes, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth.

Tri vajza, shoqe me njëra-tjetrën, gjetën vdekjen pasi u përplasën ballë për ballë me makinën e drejtuar nga Deliallisi, i cili ecte kundravajtje.

Edhe 36-vjeçari gjeti vdekjen nga aksidenti. Automjeti i tij, me targa AA 979 GV, po ecte në korsi të kundërt kur u përplas me automjetin me targa AA 694 IL, që drejtohej nga 23-vjeçarja Greta Sherifi.

Disa efektivë të policisë rrugore kanë parë makinën që është futur në kahun e kundërt të rrugës, me një shpejtësi që dyshohet se është mbi 120 kilometër për orë.

Pavarësisht shenjës së efektivëve për të ndaluar, Dashnor Deliallisi, i cili ka dyshime që të ketë qenë nën efektin e lëndës narkotike, ka vijuar të eci me shpejtësi në korsinë e kundërt.

Efektivët e kanë ndjekur makinën duke ecur nga kahu i duhur i autostradës, ku nda andej u përballën me faktin tragjik.

36-vjeçari është një emër i njohur për policinë pasi ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa njihej ndryshe edhe me pseudonimin “kamikazi shkatërrues”.

Ai rezulton i arrestuar në vitin 2011 për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al/

w1

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...