Tomë Gashi: Nuk mund t’i komentoj deklaratat e Molliqajt për Astrit Deharin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari – gjashtë ditë më parë në burgun e Prizrenit – vazhdon të mbetet temë kryesore në vend. Ndërkaq, sqarimi i vdekjes së tij vazhdon të jetë sfidë për institucionet relevante të cilat po merren me rastin.

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në konferencën për media të mbajtur sot, ka thënë se ekspertët e mjekët ligjorë të familjes Dehari nuk janë lejuar të ekzaminojnë provat e vdekjes së Astritit.

Sipas tij, mjekët e angazhuar nga familja kanë ekzaminuar trupin, po jo edhe provat rreth vdekjes së Astritit.

Mirëpo, avokati Tomë Gashi – i cili është angazhuar nga familja Dehari që të merret me vdekjen e djalit të tyre Astritit – në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk i ka dëgjuar deklaratat e Molliqajt.

“Unë nuk i kam dëgjuar ato deklarata, por kemi qenë prezentë gjatë obduksionit, që është kryer të hënën, së bashku me ekspertë që janë angazhuar nga familja. Normal, sipas procedurave kemi marrë pjesë. Unë kam qenë prezent gjatë gjithë kohës. Tashmë procedurat kanë përfunduar”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se nuk mund t’i komentojë deklaratat e Molliqajt sa i përket lejimit apo mos lejimit të mjekëve ligjorë të familjes Dehari për ekzaminimin e provave të vdekjes së Astritit. “Sa i përket aty lejimit apo moslejimit të mjekëve ligjorë të familjes Dehari, ato gjëra janë të rregulluara me dispozitat ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kështu që nuk mundem t’i komentoj deklaratat e Dardanit”.

Astrit Dehari vdiq të shtunën e kaluar në burgun e Prizrenit.

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...