Tomë Gashi: Gardianët e kanë ditur se Astrit Dehari ka qenë i vdekur

PUBLIKUAR

Avokati Tomë Gashi, i cili po merret me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se tash e nëntë ditë është treguar neglizhencë totale lidhur me këtë rast dhe se kjo gjë tregon se pushteti dhe kush do që është përgjegjës janë duke i përgatitur deklaratat dhe dëshmitë.

Gashi në emisionin “Info Box” në RTV Dukagjini ka thënë se gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur, dhe se kjo është parë në xhirim ku shihet se nuk janë aspak të befasuar.

“Nuk po them që gardianet e kanë vra Astritin edhe pse kjo nuk bën të eliminohet krejtësisht”, ka thënë Gashi, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se në ditën kur ka vdekur Astriti është dashur të arrestohen dhe të shkarkohen menjëherë nga drejtori i burgut të Prizrenit e deri tek gardianët.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...