Togo e njeh Kosovën

PUBLIKUAR

togo-e-njeh-kosov-euml-n_2_hdMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook dhe Twitter, ka bërë të ditur se shteti afrikan Togo e ka njohur Kosovën, duke u bërë kështu shteti i 107-të që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Lexojeni të plotë postimin e ministrit Hoxhaj në Facebook:

“Një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Shteti afrikan Togo sapo e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke arritur 107 njohje. 107 falenderime. Urime qytetarëve të Kosovës. EHoxhaj”, (sic) ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Togo është shtet afrikan me një popullsi prej 6.64 milionë banorë dhe një sipërfaqe tokësore prej 56,785 km2. Gjuha zyrtare në këtë shtet është frengjishtja.

SHIKO MË SHUMË

Ligji për të Huajt dhe për Automjete/ Kosova me fushatë në pika kufitare dhe në aeroport

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në kuadër të zbatimit të Ligjit për...

Rrahu nënën, babanë e motrën, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

Të premten në Kaçanik një person është arrestuar për dhunë në familje. Ai dyshohet se...

Moti sot: Vranët dhe me diell

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale...