Tmerrohet Belgjika, lëndohet ylli i skuadrës

PUBLIKUAR

Gjendja fizike e Vincent Kompanys është një brengë e madhe për Roberto Martinezin, pasi mbrojtësi i Manchester Cityt e braktisi fushën duke çaluar në sekondat e para të pjesës së dytë në një ndeshje miqësore.

Kur Martineznit i kanë mbetur vetëm edhe dytë ditë për ta publikuar listën prej 23 futbollistëve që do ta përfaqësojnë Belgjikën në Rusi, Kompany e tërhoqi muskulin teksa u zgjat për të bërë një ndërhyrje në barazimin pa gola të Belgjikës kundër Portugalisë të shtunën në Bruksel, transmeton Gazeta Express.

Kompany ka qenë pronë e lëndimeve në kofshe në vitet e fundit dhe tani vendi i tij në Kupën e Botës është vënë në dyshim serioz.

Martinez, megjithatë, është i gatshëm t’i japë kohë atij ta dëshmojë formën fizike para se ta bëjë të ditur listën me lojtarët që do t’i marrë në Botëror.

“Nesër duhet të shohim se çfarë nuk shkon me Vinny”, tha Martinez.

“Ai ndjeu diçka në kofshën e tij. Nesër do ta skanojmë. Lëndimet e tilla kërkojnë pushim fillimisht, por jam vërtet i brengosur”, shpjegoi ai. Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...