Tjetër sulm terrorist nga ISIS, të paktën 60 të vdekur (Foto/Vdeo)

PUBLIKUAR

Të paktën 60 të vdekur nga sulmi terrorist i bërë prej militantëve të grupit islamik ISIS, përfshirë 25 luftëtarë shiit, ndërsa shumë të tjerë të plagosur pranë faltores së shenjtë shiit të Sirisë jashtë kryeqytetit në Damask.

Shpërthimi i parë u shkaktua nga një makinë bombë që shpërtheu në një stacion të autobusit nga një garazh e transportit publik pranë faltores Sayyida Zejnebja, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.
Dy sulmuesit vetëvrasës pastaj u nisën me rripat e tyre shpërthyes kur njerëzit u mblodhën në vendin e ngjarjes, e kjo sipas agjencisë së lajmeve zyrtare SANA.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që dogji fasadën e një ndërtese gjashtë katëshe.
ISIS mori përgjegjësinë për sulmin me një deklaratë të qarkulluar në mediat sociale./lajmi.net

 

SHIKO MË SHUMË

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...