Skuadra e aspo inkuadruar në Serie A, SPLA, ka shfaqur interesim që ta transferoj Ledian Memushajn
Mundësitë që Ledian Memushaj të qëndrojë në Serinë A edhe sezonin e ardhshëm janë tepër të mëdha.
Pas interesimit prej kohësh të Bolognas, në skenë ka dalë dhe ekipi kampion i Serisë B që këtë vit siguroi ngjitjen në A, SPAL, shkruan tuttomercatoweb.com, përcjell Express.
Mesfushori i kombëtares shqiptare është ende nën kontratë me Pescaran e rënë në Serinë B dhe lidhja e që ka me këtë klub është tejet e fortë, çka nuk do të përbënte çudi nëse do të vazhdonte të luante aty.
Megjithatë ofertat nga Seria A janë tejet tunduese dhe kapiteni i Pescaras është ende në dyshime se çfarë do të bëjë me të ardhmen



