Tiranë, bie në humnerë, i riu vdes në spital

PUBLIKUAR

Një person rreth 27-vjeç ka ndërruar jetë në spital ku u ishte dërguar në gjendje të rëndë pasi kishte rënë për disa metra një humnerë në rrugën e Zall Herrit në Bovillë.

Bëhet e ditur se i riu ende i paidentifikuar kishte rënë aksidentalisht, duke përfunduar disa metra më poshtë.

Si pasojë e terrenit të thyer në vendngjarje shkoi edhe helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë, për të bërë transportimin sa më parë të të plagosurit për në spital, por fatkeqësisht ai nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

/ Top Channel

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...