Time Kadrijaj: Isa Mustafa po kushtëzon me vende të punës!

PUBLIKUAR

Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj asaj që kjo parti e quan fenomenin e kushtëzimeve që po ju bëhen disa punonjësve nga Qeveria e Isa Mustafës. Kadrijaj ka thënë se kryeministri dhe Qeveria e kanë humbur logjikën.

“Duke u afruar data 3 gusht, Qeveria dhe kryeministri e kanë humbur logjikën. Kam menduar se pas rrëzimit të regjimit të Millosheviqit, shantazhet dhe kushtëzimet për vende të punës kanë përfunduar”, ka thënë Kadrijaj. “Por, çuditërisht, këto dukuri po vazhdojnë edhe sot. Isa Mustafa të gjitha institucioneve përgjegjëse për demarkacion, ekspertëve dhe të punësuarve, ju ka thënë: “O mbrojeni demarkacionin sipas versionit të komisionit qeveritar, o shkoni në shtëpi. Si deputete e Kuvendit të Kosovës kam një lutje për të gjithë këta persona: mos bini pre e politikës ditore se kufiri është një! Kullë, Zhlep dhe Çakorr”.

SHIKO MË SHUMË

Sot mot me diell e vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 31°C

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira...

PDK dhe Aleanca për të katërtën javë para Qeverisë, u bashkohen edhe aktivistë nga Prishtina

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me deputetët e Aleancës, kanë...

PDK vazhdon protestat para Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka vijuar aktivitetin e saj të përditshëm përpara...