Pasi e shënoi golin e epërsisë për Real Madridin në “Parc des Princes” kundër PSG-së, Cristiano Ronaldo për pak sa nuk u godit nga një shishe e plastikes që ishte hedhur nga tribunat në drejtim të tij.
Ai gol ia shoi shpresat PSG-së për të kaluar në çerekfinale, pas të cilës portugezi festoi duke rrëshqitur në gjunjë, përqafuar Dani Carvajalin dhe duke u kthyer kah tifozët, transmeton Express.
Ky ishte momenti kur ai u gjuajt me shishe, të cilën e shmangu për pak.
Tifozët ultras të PSG-së bënë dy herë që ndeshja të ndërpritej duke hedhur raketa ndriçuese në fushë. /Express/



