Tifozët tallin Barcelonën me postimin viral të Coutinhos

PUBLIKUAR

Një postim i Philippe Coutinhos në Twitter në vitin 2011 është bërë viral sërish në rrjete sociale, pasi ai ia shënoi dy gola Barcelonës në ndeshjen e së premtes në Ligën e Kampionëve.

Braziliani 28-vjeçar, që u transferua nga Liverpooli në Barcelonë në vitin 2018, u huazua në Bayern Munich verën e kaluar, pasi nuk arriti ta dëshmojë veten dhe të zërë në vend në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Por, Coutinho e bëri Barcelonën të pendohet për atë vendim të premten, pasi i shënoi dy gola dhe e bëri një asist në fitoren mbresëlënëse me rezultat 8:2 të Bayernit kundër Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Braziliani u inkuadrua në lojë nga stoli në pjesën e dytë të ndeshjes dhe fillimisht e asistoi golin e gjashtë të Bayernit, të shënuar nga Robert Lewandowski, pasi t’i shënonte vetë dy golat për 8:2.

Në vitin 2011, Coutinho kishte shkruar në Twitter: “Përshëndetje. Sot e luajta një ndeshje kundër ekipit të të rinjve. I shënova dy gola. Tani jam në shtëpi dhe po e shikoj në film. Tung”.

Tifozët janë tallur në rrjete sociale duke pretenduar se Coutinho e shkroi këtë postim pas fitores së Bayernit kundër Barcelonës, duke i krahasuar katalonasit me një ekip të të rinjve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...